Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Roberti në shtëpinë e Tunës dhe të Patrisit për të takuar pjesëtarin më të ri të familjes Berisha…

(Foto) Roberti në shtëpinë e Tunës dhe të Patrisit për të takuar pjesëtarin më të ri të familjes Berisha…
July 31
11:03 2017

Ardhja në jetë e Tianit, djalit të Tunës dhe Patrisit, ka lumturuar jo vetëm prindërit, por edhe anëtarët e tjerë të familjes. Robert Berisha ka qenë ndër të parët që e ka shfaqur publikisht entuziazmin ende pa ardhur ne jetë vogëlushi.

Në intervista të ndryshme, këngëtari ka shprehur që herët dëshirën që vëllai i tij të bëhej me djalë dhe pak muaj më parë ajo u plotësua. Ditën e djeshme, Roberti ka vizituar nipin e tij dhe për herë të parë është publikuar një foto e Tianit me xhaxhain. Ka qenë Patrisi ai që ka shpërndarë një foto në Instastory, ku bashkëshorti i Nora Istrefit shfaqet duke e mbajtur në krahë vogëlushin.

Pak ditë më parë, Tuna na prezantoi edhe me xhaxhain tjetër të Tianit, Polenikun, vëllai i panjohur për mediat nga familja Berisha. Pavarësisht marrëdhënies që kanë të rriturit, Tuna e Patrisi me Norën dhe Robertin, qoftë ajo e mirë apo distancuese, janë pikërisht fëmijët ata që i bëjnë bashkë si një familje e madhe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje