Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Rita Ora “vjedh” vëmendjen e të gjithëve teksa niset për në eventin “Top Model”

August 06
10:41 2016

Teksa këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, bëhej gati të ndiqte nga afër eventin “Top Model”, paparacët kanë mundur të fotografojnë look-un e saj krejt ndryshe nga herët e tjera. Rita Ora është shfaqur në një “jumpsuit” ngjyrë lejla të punuar me xixa dhe temina të ndryshme, ndërkohë që flokët i ka kapur thjesht me një bisht. Por ajo që ka habitur te flokët është ngjyra e kuqe e ndezur te majat, një ndryshim jo i zakonshëm i këngëtares.

Duhet thënë se kohët e fundit ajo është shfaqur e veshur me tendencat e reja të modës në rrugët e Nju Jorkut. Nuk dihet nëse Rita Ora ka vendosur të investojë edhe në fushën e modës pasi zëra thonë se ajo vazhdimisht po ndjek evente mode.

Një gjë është e sigurt, nëse ajo vendos të bashkojë talentin në këngë me talentin në “fashion”, atëherë Rita Ora do të kthehet në një divë të vërtetë! /Blitz.al/

 

Shperndaje