Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Rita Ora provokon sërish. Këtë herë e pranon: “Kjo është foto gjatë seksit”

(Foto) Rita Ora provokon sërish. Këtë herë e pranon: “Kjo është foto gjatë seksit”
November 27
09:14 2016

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, u bë pjesë e portaleve dhe lajmeve rozë në Shqipëri e Kosovë vetëm pak ditë më parë pasi postoi një fotografi nga krevati, ku fansat reaguan se Rita kishte postuar qëllimisht një fotografi pas aktit seksual dhe kjo nuk ishte e hijshme.

Mirëpo këngëtarja ka vendosur të provokojë sërish duke postuar një fotografi nga krevati në Snapchat, ku shfaqet e mbuluar me peshqir dhe disa ushqime rreth e rrotull. “Seksi i ditëlindjes” – ka shkruar ajo përbri fotos. Kujtojmë se Rita Ora festoi ditëlindjen vetëm dy ditë më parë në Dubai.

rita-ora

Mbetet vetëm për t’u pritur reagimi i ndjekësve të saj, sidomos atyre shqiptarë, të cilët patën një reagim më të fortë  në foton më herët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje