Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Rita Ora në një “date” me sportistin që nuk e prisnit dhe duken kaq bukur bashkë

(Foto) Rita Ora në një “date” me sportistin që nuk e prisnit dhe duken kaq bukur bashkë
December 05
12:41 2017

Këngëtarja me origjine shqiptare Rita Ora duket se e ka të vështirë të qëndrojë larg vëmendjes së mediave.

Ajo mbrëmjen e kaluar ka qenë e ftuar në Fashion Award ku edhe ka përformuar disa nga këngët e saj. Darkën e eventit këngëtarja e ka kaluar në një tavolinë me modelet Jourdan Dunn, Irina Shayk, sportistin Hamilton dhe kampionin e arteve marciale Conor McGreqor.

Kujtojmë se para disa muajsh këngëtarja është përfolur për një lidhje me Hamilton, por në Instagramin e saj ajo ka zgjedhur të postojë video dhe foto me Conor ku duken edhe shumë afër me njëri-tjetrin. Për më shumë, Rita e ka cilësuar si një “date night” darkën ku po merrte pjesë.

Ata janë parë duke biseduar me njëri-tjetrin shumë afër, edhe pas performancës së Ritës në këtë event. Nuk dihet nëse ka diçka mes tyre, është thjesht shoqëri apo një takim rasti siç ndodh rëndom në evente.

Gjithsesi, momentet e Ritës me McGregor u kanë bërë përshtypje edhe fansave të të dyve, të cilët janë ndarë në dy grupe; nga njëra anë ata entuziastë për një marrëdhënie të mundshme mes të dyve, nga ana tjetër ata që shprehen se të dy janë shokë prej kohësh sepse McGregor është një burrë i martuar . /Blitz.al/

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje