Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Protagonistët e “50 Hijet e Greit”, puthje pasionante në Paris

July 20
10:09 2016

...

Mesa duket dy aktorët kryesorë të filmit “50 Hijet e Greit” tashmë janë tërësisht të angazhuar në filmimet e vazhdimit të filmit në “50 Hijet më të errëta të Greit”. Dje mediat folën që dy aktorët kishin mbërritur në Paris pasi do të xhironin disa prej skenave të filmit të ri atje.

Duke marrë vesh këtë lajm, një numër i madh fansash kanë “ndjekur” kudo aktorët për të parë ndonjë skenë të filmit ‘live’. Dhe pritja ja ka vlejtur pasi ata kanë pasur mundësinë të ndjekin disa çaste mjaft pasiononte të çiftit të cilët putheshin dhe përqafoheshin me njëri tjetrin.

Nëpërmjet fotove, mund të themi se filmi i ri premton vërtet shumë pasi Dakota e Jamie duken mjaft në formë dhe në përputhje të jashtëzakonshme me njëri tjetrin.

Komento
Shperndaje