Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Propozojnë për martesë Dafina Zeqirin dhe jo, nuk është i dashuri i saj!

(Foto) Propozojnë për martesë Dafina Zeqirin dhe jo, nuk është i dashuri i saj!
November 24
09:14 2016

Këngëtarja Dafina Zeqiri prej kohësh është duke jetuar në SHBA së bashku me partnerin e saj të huaj. Dafi ka disa kohë që nuk po publikon këngë të re për të lançuar në tregun shqiptar, por me shumë mundësi është duke punuar për këngën e radhës ndërkohë që është larg.

Me anë të rrjeteve sociale ne kuptuam se Dafina së bashku me modelet shqiptare që po jetojnë atje, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, si dhe Ermal Mamaqin, ishin mbledhur në një darkë.

Mes humorit dhe batutave, në një moment Adrola Dushi nxjerr një unazë dhe “propozon” për martesë Dafinën. Në këtë moment në tavolinë shpërthejnë të qeshurat pasi Adrola nuk e vendos unazën te gishti i fejesës, por te gishti i mesit, duke bërë që të gjithë të argëtohen me këtë fakt.

14976053_10210904501679141_1336574859_o

15224839_10210904501639140_29492648_o

15225407_10210904501559138_551556157_o

Ajo çfarë na pëlqen është fakti se bukuroshet shqiptare, edhe pse larg, vazhdojnë të shoqërohen me njëra-tjetrën dhe kalojnë mirë së bashku! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje