Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Prince Boateng shënon gol! Këtë herë në altar…

June 26
11:11 2016

Futbollisti Kevin Prince Boateng dhe bukuroshja Melissa Satta tashmë janë burrë e grua!

Fotot e para të dasmës i ka nxjerrë vet italiania në profilin e saj në Instagram, ku shihen edhe momentet para se t’i thonë njëri-tjetrit ‘po’: që nga ardhja e të ftuarve në Sardegna e deri tek rregullimi i detajeve të fundit para se të shkohej në altar.

Një ndër personat që i ka qëndruar afër Melissa-s ka qenë shoqja e saj e ngushtë Simona Salvemini.

Nga detajet që zbulohen, nusja ka zgjedhur një maskë të artë për ta bërë fytyrën e saj më të shndritshme. Ajo ka dashur të tregojë edhe fustanin e dasmës, por nuk e ka zbuluar me detaje për të mos prishur surprizën, e për ta mbajtur atë larg syve të bashkëshortit Boateng.

Ka qenë po aq e magjishme dita edhe për të ftuarit, të cilët kanë zgjedhur të relaksohen e të marrin rreze dielli afër pishinës, në orët para fillimit të ceremonisë.

Mesa duket, Boateng ja ka lënë gjithçka në dorë bashkëshortes së tij, duke qenë se në rrejtet sociale ai vet nuk ka treguar asnjë detaj.

E pra, pas 4 viteve dashuri të zbukuruara nga djali i tyre Maddox Prince, çifti ka vendosur të shkëmbejë unazat!