Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Piercing-u në gjoks vetëm për vajza? Sigurisht që  jo, sepse edhe Alban Ramosaj e ka një të tillë

(Foto) Piercing-u në gjoks vetëm për vajza? Sigurisht që  jo, sepse edhe Alban Ramosaj e ka një të tillë
August 25
10:16 2017

“Fenomeni” i piercing-ut në gjoks nuk është më i ri në vende të ndryshme të botës. Ai tashmë njihet edhe në Shqipëri dhe së fundmi bëri bujë nëpërmjet moderatores së njohur Roza Lati dhe setit të saj fotografik. Ama, që do të kalonte edhe te Alban Ramosaj këtë s’e kishim menduar kurrë!

Por tashmë do të na duhet të mësohemi me këtë pamje të re të këngëtarit shqiptar, sepse duke njohur karakterin eksperimentues të Albanit, gjasat që do ta reklamojë mjaftueshëm me foto në Instagram janë të shumta.

Ramosaj ka shpërndarë mëngjesin e sotëm një foto në InstaStory ku tregon trupin e palestruar, por të jemi të sinqertë muskujt janë të fundit që bien në sy para piercing-ut në gjoks.

Tani jemi gjithë sy e veshë të mësojmë se çfarë risie do të sjellë këngëtari i “Bitch i mesnatës”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje