Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Personazhet shqiptare i gëzohen borës në Tiranë

(Foto) Personazhet shqiptare i gëzohen borës në Tiranë
January 12
10:15 2017

E gjithë Tirana mbrëmjen e djeshme u mbulua nga bora. Prej 32 vitesh nuk kishte rënë kaq shumë borë sa të shtronte dhe zbardhte rrugët e kryeqytetit, gjë që ka bërë që njerëzit, edhe pse ishte ftohtë, të dilnin në rrugë në orët e vona të natës për të shijuar borën.
Rrugët e kryeqytetit gëluan mbrëmjen e djeshme nga njerëzit, të cilët nxituan të luanin me topa bore, të bënin plakun e bardhë të dëborës dhe të shkrepnin fotografi si një kujtim të bukur. Atyre që jetojnë në vende malore, ku bora është e zakonshme, ndoshta kjo  u duket qesharake, por kur bora të vjen një herë në 32 vite, padyshim që edhe i moshuari ndonjëherë bëhet fëmijë.

Mes tyre kanë qenë dhe shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar, të cilët kanë dalë me familjet, miqtë apo dhe fëmijët e tyre të shijojnë borën. Ndiqni në vijim disa foto që ata kanë postuar në rrjete sociale./Blitz.al/

aurelaaaa

w3

w4

w5

w6

w7

w8

w9

w11

w1 w2

w3

w10

Shperndaje