Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Personazhet që garuan sot në “Maratonën e Tiranës”

(Foto) Personazhet që garuan sot në “Maratonën e Tiranës”
October 09
15:24 2016

Paraditen e sotme është mbajtur Maratona e Tiranës një aktivitet sportiv i organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Atletikës që synojnë ta regjistrojnë kryeqytetin në hartën e maratonave që organizohen në shumë qytete të botës.

Në këtë maratonë ka patur më shumë se 1200 pjesëmarrës. Të pranishëm  kanë qenë jo vetëm atletë, sportistë apo figura politike por dhe shumë personazhe të njohur të ekranit si Julka Gramo, Albana Osmani, Mira Kazhani, Florjan Agalliu, sportistja Luiza Gega e padyshim kryetari i Bashkisë Erion Veliaj të cilët nuk janë dorëzuar deri në prekjen e vijës së finishit. Fitues i garës së 21 kilometrave për meshkuj ka qenë Ilir Këllezi ndërsa për femrat  është shpallur Luiza Gega.

Maratona e Tiranës zhvillohet për herë të parë dhe ishte menduar të organizohej si të gjitha maratonat në vende të ndryshme të botës. /Blitz.al/

 

5 41 2 3 zzzzz

Shperndaje