Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Pasioni që i bën bashkë këta personazhe

September 21
16:33 2016

Albana Osmani

Ne i njohim këta personazhe permes ekranit, si aktorë, moderatorë, politikanë e këngëtare. Megjithatë  përveç profesionit ata kanë dhe pasione dhe në këtë rast i bën bashkë piktura.

Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë mirëpo të gjithë e njohin pasionin e tij për pikturën për të cilën dhe ka studiuar. Albana Osmani, një nga moderatoret më simpatike të cilën e shohim në ekranin e Top Channel, ndan shpesh me fansat e Instagramit punimet e saj në pikturë. Hueyda El Said prej vitesh ushtron pasionin e saj për pikturën.

Rezarta Shkurta përveçse këngëtare, më herët ka pikturuar ndërsa tani i është dedikuar më së shumti fotografisë. Najada Konomi ose “Noçja” e Big Brother u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në këtë reality show dhe piktura ka qenë gjithnjë pasioni i saj edhe pse shumë pak njerëz e dinë që ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve për pikturë. Florjan Binaj na bënë të gjithëve për të qeshur me humorin e tij në “Portokalli” megjithatë pak muaj më parë ai na prezantoi ekspozitën e tij të parë në pikturë.  Shfletoni galerinë dhe shihni disa foto të këtyre personazheve.

Komento
Shperndaje