Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Pas Princ Harry-t, tjetër dasmë në familjen mbretërore. Të ftuarit VIP dhe detajet nga ceremonia…

(Foto) Pas Princ Harry-t, tjetër dasmë në familjen mbretërore. Të ftuarit VIP dhe detajet nga ceremonia…
October 12
14:34 2018

Princesha Eugenie është martuar ditën e sotme me Jack Brooksbank në Kishën e Shën Gjergjit në Windsor, në një festë me 850 të ftuar të familjeve mbretërore, aristokratë, të famshëm dhe miq. 28-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Eugenia Victoria Helena, është vajza e dytë e Dukës së Jorkut, Andrew dhe e dukeshës Sarah. Ndërkohë është mbesa e gjashtë e Mbretëreshës Elisabeth II dhe Princit Philip, të cilët udhëhoqën edhe ceremoninë e dasmës.

Princesha shkelqente e veshur me fustanin e bardhë të stiluar nga stilisti i famshëm Peter Pilotto. Fustani, i cili kishte një bisht madhështor i nxirrte në pah pjesën e kurrizit, ku binte dukshëm në sy edhe shenja e operacionit që ajo ka kryer në  moshën 12-vjeçare. Si duket, Eugenie nuk ka dashur ta fshehë shenjën pasi edhe flokët i ka kapur. Ajo u shoqërua në altar nga i ati, Duka i Jorkut, ndërkohë që brenda kishës e priste e ëma së bashku me vajzën e saj të madhe.

Me mijëra njerëz ishin mbledhur në rrugët e Winsdor për të parë parakalimin e Princeshës, megjithëse më të paktë në numër se sa në dasmën e Princit Harry dhe Meghan. Këto te fundit, bashkë me William dhe Kate u futën në ceremoni nga një derë anësore, ndërsa fëmijët George dhe Charlotte kishin rolin e shoqëruesve të çiftit. Mes të ftuarve ishin dhe të famshmit e Hollywood-it, duke përfshirë Naomi Campbell, Liv Tyler, Demi Moore, Robbie Williams, Ellie Goulding, James Blunt dhe Kate Moss.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje