Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Pas Getoarit, Luana Vjollca do të realizojë një duet me një tjetër këngëtar shqiptar?

(Foto) Pas Getoarit, Luana Vjollca do të realizojë një duet me një tjetër këngëtar shqiptar?
October 29
11:29 2016

Luana Vjollca aktualisht është e angazhuar në projektin e saj televiziv në Top Channel, së bashku me aktorët e tjerë të humorit, në emisionin argëtues “Pa limit”. Por nëse mendoni se ajo e ka harruar disi karrierën e saj muzikore, e keni gabim!

14881408_10210653514804626_518199134_o

Në fakt, pritet që Luana të na bëjë një surprizë dhe këtë e ka zbuluar që tani nëpërmjet një postimi në Instastory. Luana shihet në një studio regjistrimi së bashku me këngëtarin Ylli Limani. Ajo ka shkruar “Së shpejti” – duke u treguar kështu fansave të saj se pritet që të vijë me një projekt muzikor në ditët në vijim.

A do të jetë ky një bashkëpunim midis Luanës dhe Yllit? Këtë nuk e dimë, por nga ajo që njohim për rrymat dhe vokalet e të dyve, duket një kombinim interesant e që mbetet për t’u dëgjuar…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje