Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Olta Gixhari tregon transformimin nga adoleshenca në sot:”Ankoheshin se rrihja djem”

(Foto) Olta Gixhari tregon transformimin nga adoleshenca në sot:”Ankoheshin se rrihja djem”
February 10
16:20 2019

Olta Gixhari ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell” ku ka folur për jetën e saj profesionale, por edhe ajo private. Nëpërmjet disa fotove, ajo ka treguar se sa shumë ka ndryshuar gjatë viteve.

“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran. Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit të dytë gjimnaz. Gjithë jetën time kam mbajtur bufale, xhinse, zinxhira të varur, një shkop në dorë, kapele dhe flokë të gjatë të kapura bisht. Kështu kam qenë gjithmonë dhe mami im thirrej në shkollë nga drejtoria sepse ankoheshin se unë rrihja djemtë.”- është shprehur ajo.

Ajo tashmë konsiderohet një ndër vajzat më sharmante të shoëbizz-it, dhe duket se ndryshimi ka ardhur me kalimin e viteve. Të paktën tani, nuk e imagjinojmë dot Oltën duke rrahur djem.

Burimi: Top Channel

 

 

 

Komento
Shperndaje