Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nora Istrefi dhe Robert Berisha tashmë janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë

(Foto) Nora Istrefi dhe Robert Berisha tashmë janë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë
October 11
09:17 2018

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nder çiftet më të pëlqyera në vendin tonë. Së fundmi Roberti është pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance With Me” . Ai në mbrëmjen e të hënës u shpreh se i mungon shumë bashkëshortja e tij si dhe vajza Renne. Por duket se Nora nuk e ka lënë të mërzitet këngëtarin dhe nga disa postime në Instagram duket se ata janë bashkuar në Tiranë.

Çifti po kalon disa ditë së bashku në kryeqytetin shqiptar dhe mesa shohim ka edhe një arye të madhe për ta bërë këtë.

Roberti në Instastory ka publikuar një foto ku duken dy pashaporta shqiptare dhe i ka bashkangjitur dy emoji me zemra. Tashmë Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë pajisur me pashaportat shqiptare dhe zyrtarisht janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.  Urime! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje