Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nora Istrefi dhe Albana Osmani frymëzohen nga i njëjti personazh i njohur botëror

(Foto) Nora Istrefi dhe Albana Osmani frymëzohen nga i njëjti personazh i njohur botëror
November 06
11:38 2016

Këngëtarja Nora Istrefi dhe moderatorja e Top Channel, Albana Osmani, vërtet nuk kanë asnjë lidhje për sa i përket profesionit të tyre, por sa i përket pamjes së jashtme dhe look-ut mund të themi se të dyja vajzat janë ndër më të bukurat e personazheve publike shqiptare.

Si Nora ashtu edhe Albana shfaqin linja perfekte trupore dhe nuk është çudi që të dyjave t’u shkojnë për shtat veshje apo aksesorë të njëjtë sepse fiziku i tyre ua lejon këtë gjë. Dhe ashtu ka ndodhur vërtet!

Po të hedhim një sy në profilet e të dyja bukurosheve në Instagram do të vëmë re se Nora dhe Albana këtë sezon vjeshte kanë vendosur të frymëzohen nga Kim Kardashian, duke u shfaqur me çizmet e gjata “nude”, por të hapura në pjesën e gishtave, që më herët i bëri të njohura Kim në daljet e saj publike rrugëve të New York-ut.

14958716_10210736123829800_1663643530_n

14997191_10210736124429815_216774049_n

14962247_10210736536880126_1104543937_n

Albana i ka veshur këto çizme në daljen e saj të fundit në “Top Show Mag” ndërsa Nora i ka përdorur për një koncert në Gjermani. Siç duket, vajzat kanë pasur të njëjtin frymëzim por duhet thënë se në të veçantën që i karakterizon, ato duken vërtetë bukur… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje