Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Një surprizë si në përralla për… Lori Hoxhën!

(Foto) Një surprizë si në përralla për… Lori Hoxhën!
October 17
16:47 2016

 

Çdo postim në rrjete sociale nga Lori Hoxha merr menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe buja e portaleve e ndjek nga prapa në çdo çast. Vetëm përpara disa orësh, Lori ka postuar një fotografi ku shfaqet në një tavolinë të zbukuruar me trëndafila, qirinj dhe detaje të tjera shumë klas. Lori madje ka shkruar “lucky girl” (vajzë me fat) si nënshkrim në këtë fotografi.

lori2

Mirëpo, vetëm përpara pak minutash, Alketa Vejsiu ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ajo reklamon të gjitha dekoret që realizon me kompaninë e saj të organizimit të eventeve, një fotografi ku shfaqet pikërisht një tavolinë e vogël e dekoruar deri në detaje. Alketa ka shkruar: “Një tjetër mrekulli e vogël për një vajzë shumë speciale…”.

lori

Nëse u referohemi të dyja fotografive, duket qartazi që ky organizim ka qenë për Lori Hoxhën (sepse edhe inicialet e saj janë shkruar në karrigen e tavolinës që është e mbushur plot me lule).

Me siguri kjo është një surprizë shumë e këndshme nga partneri i Lori Hoxhës për të dhe nëse është vërtet kështu, mund të themi se ajo ka përjetuar një moment shumë romantik të kësaj surprize, fiks si në përralla… /Blitz.al/

Shperndaje