Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Një mami seksi dhe në top-formë si Kim Kardashian!

August 19
10:01 2016

Fill pas lindjes së fëmijës së dytë, Kim iu dedikua shumë trupit të saj për të arritur format e dëshiruara. Fillimisht ajo ndoqi një dietë dhe stërvitje strikte, më pas bëri edhe një ndërhyrje për të tërhequr lëkurën e tepërt që i kishte mbetur nga shtatzënia.

Rezultatet e kësaj pune të madhe Kim i tregoi teksa është duke pushuar me familjen në Punta Mita në Meksikë.

Duhet thënë se 35-vjeçarja dukej mjaft bukur e veshur me bikini ngjyrë “nude” (ngjyrë mishi) dhe ka kaluar një kohë të këndshme pranë vajzës 3-vjeçare North dhe djalit 8 muajsh Saint.

Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë veçse të përgëzojmë Kim për vullnetin për të pasur një trup perfekt edhe pas dy lindjeve shumë pranë njëra-tjetrës! /Blitz.al/

Shperndaje