Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Një mami në topformë si Vesa Luma

July 29
13:12 2016

Vesa Luma - Instagram

Këngëtarja Vesa Luma kohët e fundit nuk është në qendër të vëmendjes vetëm për këngët e saj, por edhe për vogëlushin e saj, Lian, që duhet thënë se është një bebe mjaft simpatike.

Por një detaj tjetër që kemi vënë re dhe na pëlqen është fakti se mami Vesa ka ardhur vërtet në formë, edhe pse vetëm disa javë pas lindjes së Lian-it të vogël. Ajo është shfaqur mjaft elegante dhe me ëmbëlsinë që e ka karakterizuar gjithmonë.

Në fotot që këngëtarja ka postuar vetë në llogarinë e saj në Instagram, ndjekësit e kanë komplimentuar pamjen e Vesës dhe e kanë përgëzuar që ajo ka arritur të mbajë veten në formë edhe pas lindjes.

Ndërkohë ne jemi në pritje të një hit-i nga këngëtarja tanimë që ajo është edhe mami! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje