Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Një fillim i ri? Selena dhe Justin kalojnë fundjavën së bashku!

(Foto) Një fillim i ri? Selena dhe Justin kalojnë fundjavën së bashku!
October 30
11:14 2017

Duket se marrëdhënia e këngëtares së njohur, Selena Gomez dhe The Weekend nuk është në ditët e saj më të mira, pasi brunia është parë shpesh nën shoqërinë e Justin Bieber kohët e fundit.

Fundjavën që lamë pas, ish-çifti i njohur është parë në një restorant në SHBA, ku kanë ngrënë bashkë mëngjesin dhe në fotot e siguruara nga “TMZ” Justin dhe Selena shihen mjaft të afërt.

Bieber u përpoq të fshihej duke vënë një kapuç, kurse Selena kishte zgjedhur të shfaqej hapur.

Kjo është e disata herë që Justin dhe Selena shihen bashkë, por Abel (The Weeknd) nuk shihet gjëkundi. Madje, as natën e së dielës së kaluar, ku Bieber qëndroi deri në mesnatë, The Weeknd nuk u pa fare rreth e rrotull. /Blitz.al/

 

Shperndaje