Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Një dhuratë fatsjellëse për Sara Hoxhën

August 19
09:39 2016

Në rrjete sociale, motrat Lori dhe Sara Hoxha tregojnë vazhdimisht copëza nga pushimet e tyre. Ato ndodhen aktualisht në SHBA, ku përveç ndjekjes së disa koncerteve dhe vizitave në disa prej zonave më të njohura turistike atje, janë duke blerë edhe produktet e nevojshme për të mirëpritur më të voglin e familjes, djalin e Sarës dhe Ledionit.

Por duket se Lori dhe Sara nuk harrojnë asnjëherë të surprizojnë njëra-tjetrën. Këtë herë ka qenë Lori e cila i ka blerë një unazë shumë të veçantë Sarës dhe ia ka dhuruar ndërkohë që xhironte një video në Snapchat. Pasi ka marrë dhuratën Sara është shprehur për Lorin: “Të dua shumë”, ndërkohë që duket vërtet e emocionuar.

Unaza quhet “amulette de Cartier” nga kompania shumë e njohur e bizhuterive “Cartier” dhe e veçanta e kësaj unaze qëndron në faktin se është e përbërë nga gurë të ndryshëm natyralë, që thuhet se janë gurë fatsjellës.  Çdo gur përmban një dëshirë të ndryshme dhe të gjitha bashkë mblidhen në pllakën e unazës.

Në faqen zyrtare të “Cartier”, kjo unazë kushton rreth 1,800 dollarë dhe është flori 18 karat.

Siç duket, Lori ka dashur ta surprizojë të motrën me një dhuratë plot kuptim tani që Sara po kalon ditët e bukura të pritjes së ëmbël, për t’u dukur edhe më këndshëm dhe çka është më kryesorja, për t’i sjellë fat. /Blitz.al/

Shperndaje