Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nisin ethet e festivalit të fundvitit. Dyshja e njohur bashkon forcat

(Foto) Nisin ethet e festivalit të fundvitit. Dyshja e njohur bashkon forcat
October 26
12:05 2017

 

Dyshja Pali Kuke- Adi Krasta ka muaj që ka nisur punën për edicionin e 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Në qarqet e tyre, artistët prej ditësh diskutojnë për Festivalin e fundvitit, në garën më të rëndësishme të këngës në vend. Ngjarja muzikore e vitit duket se ka filluar të marrë formë e për detajet do të na duhet të presim deri në datën dhjetë nëntor, afati i fundit i pranimit të materialeve prej artistëve.

Ky festival është konsideruar gjithnjë një nga më të rëndësishmit në Shqipëri duke qenë se prej tij do të dalë kënga fituese dhe zëri që do të na përfaqësoi në Eurovision. Vitin e kaluar, festivali i muzikës europiane  u mbajt në Kiev të Ukrainës ku Shqipëria u përfaqësua me këngën “Botë” nga Linda Halimi por nuk arriti të kalonte në finale. /Blitz.al/

 

Shperndaje