Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nicole Kidman rrëfen mes fjalëve të ndjera mbështetjen për gratë dhe fëmijët e Kosovës!

(Foto) Nicole Kidman rrëfen mes fjalëve të ndjera mbështetjen për gratë dhe fëmijët e Kosovës!
December 01
10:14 2016

Për ata që ende nuk e dinë, aktorja e njohur Nicole Kidman ka qenë një nga ambasadoret e Kombeve të Bashkuara që ka marrë pjesë në luftën e Kosovës për të ndihmuar në kauzën e grave dhe fëmijëve atje. Për këtë arsye, Kidman ka qenë disa herë në Kosovë, sidomos gjatë periudhës së luftës.

Nëpërmjet Facebook-ut, Kidman ka ndarë disa fjalë të ngrohta lidhur me këtë eksperiencë, 10 vite pas momentit kur ajo ka shkuar në Kosovë. “Kur u bëra ambasadore e Kombeve të Bashkuara, 10 vite më parë, misioni im i parë më dërgoi drejt e në Kosovë ku u takova me gra guximtare, të cilat kishin përjetuar dhunën dhe ia kishin dalë mbanë. Kjo ishte hera e parë që kuptoja që të punosh për gratë dhe fëmijët ka një motiv shumë të rëndësishëm. Ato gra të forta kishin ndërtuar shtëpiza me krahët e tyre për të mbijetuar së bashku me fëmijët. Ato  më pas kishin marrë trajtim special nga psikologë për të tejkaluar traumën që kishin përjetuar gjatë luftës, kur u ishte dashur të lidheshin me litar. Më pas, nga fonde të ndryshme ato janë mbështetur edhe monetarisht për t’u ringritur e për të jetuar ashtu siç duhet. Për mua ka qenë një eksperiencë që më ka ndryshuar jetën. Unë do doja që donacionet për to të vazhdonin edhe sot”, – ka përfunduar ajo.

nicole-kidman

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje