Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nga të gjitha urimet për pavarësinë e Kosovës, më i bukuri vjen nga Renee!

(Foto) Nga të gjitha urimet për pavarësinë e Kosovës, më i bukuri vjen nga Renee!
February 17
14:59 2018

Sot Kosova feston 10 vite Pavarësi e në të gjithë trojet shqiptare kanë shpërthyer urimet. Kudo mbizotëron atmosfera festive e pritet që mbrëmjen e sotme  në Prishtinë të mbahet një koncert i madh me pjesëmarrjen e veçantë të Rita Orës.

Në lumin e madh të urimeve që do të shihni në Instagram, le të themi se më i veçanti e më i bukuri është ai që ka bërë Nora Istrefi dhe Robert Berisha, ose më saktë vajza e tyre Renee.

E veshur me ngjyrat e flamurit kosovar, blu dhe të verdhë, me një shall, këmishë të bardhë dhe me një buzëqeshje në fytyrë, kjo foto e Renneesë është gjëja më e lezetshme që do të shihni sot. Vogëlushja shfaqet e pozicionuar në një podium të vogël me një mikrofon në dorë, si një lajmëtare e vërtetë e Pavarësisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje