Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Nga bionde në brune

August 03
14:25 2016

Elvana Gjata

Flokët cilësohen ndër nga elementet kyçe të bukurisë  femërore dhe kohët e fundit shohim se femrat janë duke eksperimentuar me ngjyrat. Duket se këtë verë shumë nga femrat e njohura të ekranit kanë vendosur të ndryshojnë look,  saktësisht ngjyrën e flokëve nga bionde në brune. Për disa është vetëm një eksperiment i përkohshëm e për të tjera një kthim në identitet. Elvana Gjatën prej kohësh ishim mësuar ta shihnim si një kaçurrelse bionde, mirëpo këtë verë  ajo na riktheu Elvanën e klipit “Vetes”. Lori Hoxha gjithnjë ka qenë bionde, megjithatë në këtë sezon veror në disa foto në Instagram dhe Snapchat si kurrë më parë na prezantoi me Lorin brune me flokë të gjata. Samanta Karavella, në klipin e fundit “Na e dina”, iu rikthye flokëve të zinj dhe Eneda Tarifa, pas një kohe relativisht të gjatë, hoqi dorë nga flokët e verdhë. Çiljeta këtë verë, përveçse me flokë të shkurtër, u rikthye brune. Shfletoni galerinë dhe shihni se si këto personazhe janë transformuar nga bionde në brune. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje