Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ndryshimi që ka bërë Inva Mula në imazh…

(Foto) Ndryshimi që ka bërë Inva Mula në imazh…
October 24
18:00 2016

Të ftuara në pasditen e sotme në emisionin “Rudina” të moderatores Rudina Magjistari ishin drejtorja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe të Baletit, Zana Çela, e shoqëruar nga sopranoja me famë botërore, Inva Mula.

Ato kanë folur për projektin e fundit – Festivali i 16-të Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” – të cilin, ndryshe nga vitet e tjera, Çela ia ka besuar Mulës drejtimin e tij. Ndër të tjera, ato kanë rrëfyer edhe detaje nga miqësia e tyre e hershme, që në kohën kur ishin fëmijë, por nga intervista një detaj që të binte shumë në sy ishte ndryshimi në pamjen e sopranos.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në interpretimet e saj apo edhe në intervistat e shkuara, dukej qartë se Inva këtë herë kishte dhëmbë më të rregullt, më të plotë e më të bardhë. Edhe ajo, ashtu si shumë personazhe të tjerë të famshëm ka zgjedhur t’i kushtojë më shumë rëndësi imazhit duke bërë dhëmbët.

Për të dalluar ndryshimin nga vitet e kaluara, shihni fotot më poshtë.
/Blitz.al/

inva-1

inva-2

in1

in2

in3

 

Komento
Shperndaje