Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ndryshe nga mamatë e tyre, vogëlushët e këngëtareve të njohura shqiptare shoqërohen bashkë…

(Foto) Ndryshe nga mamatë e tyre, vogëlushët e këngëtareve të njohura shqiptare shoqërohen bashkë…
October 04
09:38 2016

Shumë prej këngëtareve më të njohura shqiptare prej më shumë se një viti janë bërë nëna. Ato janë duke kaluar disa nga ditët më të bukura pranë vogëlushëve të tyre.

Në fakt, pikërisht mëmësia duket se i ka lidhur edhe më shumë me njëra-tjetrën bukuroshet e skenave shqiptare. Bëhet fjalë konkretisht për Nora Istrefin dhe Argjentina Ramosajn. Edhe pse të dyja vajzat nuk janë përfolur ndonjëherë për miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën, fëmijët e tyre po bëjnë të kundërtën. Vajza e Nora Istrefit, Renee dhe djali i Argjentinës, Noah, janë fotografuar në Prishtinë duke kaluar një kohë mjaft të këndshme me njëri- tjetrin në një kënd lojërash.

Siç bën me dije portali “Prive”, ka qenë pikërisht vëllai i Robert Berishës, Patrisi, ai i cili ka fotografuar këtë moment mjaft të bukur për të dy vogëlushët. /Blitz.al/

renee

 

Komento
Shperndaje