Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ndërtohet statuja e Rihanna-s në Berlin, këngëtarja pozon e lumtur pranë saj

August 18
20:51 2016

Rihanna - Snapchat

Gjithçka që bën Rihanna kthehet menjëherë në lajm. Mënyra se si ajo mban gotën e verës, si ecën me taka edhe në reliev të papërshtatshëm për to, mënyra se si  pozon… me pak fjalë, gjithçka. Por këtë herë Rihanna ka tërhequr vëmendje teksa ka pozuar përpara statujës së trupit të saj (sepse koka nuk është ndërtuar) që gjendet aktulisht në Berlin të Gjermanisë.

Këngëtarja ka vendosur ta prekë nga afër statujën me trupin e saj dhe ka shpërndarë në Snapchat disa fotografi nga ky çast. “Shkova të vizitoja gjoksin tim sepse më i madh se kaq nuk mund të jetë ndonjëherë”, – ka thënë ajo me humor në rrjetet sociale. Megjithatë, duhet thënë se ajo është ndier mjaft e lumtur sepse ka fluturuar për orë të tëra vetëm për ta parë statujën nga afër dhe në foto shfaqet mjaft e entuziazmuar.

Statuja e Rihanna-s është krijuar nga artisti nga Kolumbia Sebastian Pelaez dhe është pjesë e ekspozitës kontemporane të artit këtë vit në Gjermani. Kjo ekspozitë është ngritur në një ambient të hapur ndaj kushdo mund të shkojë ta vizitojë dhe pse jo të bëjë fotografi edhe me statujën e këngëtares. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje