Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Monica Bellucci, nudo për revistën franceze “Paris Match”

(Foto) Monica Bellucci, nudo për revistën franceze “Paris Match”
September 08
18:28 2016

Revistat franceze fokusohen tek yjet italiane.

Pasi “Le Monde” skandalizoi me faqet rreth aktorit të pornos, Rocco Siffredi, “Paris Match” i kthen sytë nga një anë tjetër më të rafinuar të erotizmit, me protagoniste Monica Bellucci-n.

Duke pozuar nudo në një pishinë, aktorja e famshme rrëfen marrëdhënien me seksin në moshën 52-vjeçare. Kjo intervistë vjen në vigjilje të prezantimit të filmit të ri ku ajo është protagoniste.

“Dëshira nuk zhduket me plakjen”, – shprehet Bellucci.

“Kur je në moshë të re ke një dëshirë hormonale të fortë. Të gjithë reagojnë prej impulseve. Me kalimin e kohës, seksi ndoshta bëhet më reflektues, edhe pse kënaqësia mbetet po aq e fortë. Kur sensualiteti dhe seksualiteti miksohen me dashurinë, është diçka madhështore. Sot kam vështirësi të bëj seks pa ndier dashuri”, – shton aktorja në intervistë.

Gjithashtu ajo ka folur për filmin “On the Road Lattea”, i cili do të prezantohet ditën e nesërme. /Blitz.al/

monica

Shperndaje