Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Mohuan që janë të lidhur, këngëtarët shqiptarë rikapen mat

(Foto) Mohuan që janë të lidhur, këngëtarët shqiptarë rikapen mat
August 27
09:49 2017

Personazhet e njohura të ekranit gjithnjë e kanë të vështirë të tregojnë mbi jetën e tyre personale, madje përpiqen që familjen apo lidhjet e dashurisë t’i mbajnë sa më sekrete dhe larg syrit të publikut. Megjithatë, vështirë se fansave apo gazetarëve mund t’u shpëtojnë detaje të tilla.

Pak ditë më parë, mediat kanë shkruar se Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra janë në një lidhje. Dyshja e këngëtarëve ishin  bashkë në Ulqin dhe afrimiteti mes tyre të linte përshtypjen se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëri.

A post shared by Snap ? Seldi5 (@seldiqalliuu) on

E megjithatë, një lajm i tillë u mohua shumë shpejt nga Mimoza Shkodra, e cila gjatë një interviste u shpreh se fotoja midis dy kolegëve është shkrepur në përfundim të një koncerti.

Pavarësisht fjalëve mohuese, në fakt ekzistojnë fakte që e pohojnë. Burime për Blitz.al kanë siguruar një foto të dy këngëtarëve të cilët janë֝ duke pushuar bashkë në një nga plazhet e jugut të Shqipërisë. Në foto, Seldi dhe Mimoza shfaqen të kapur për dore duke diskutuar në shezlong. Po të njëjtat burime tregojnë se dy këngëtarët gjatë gjithë kohës kanë shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje, gjë që të bën të kuptosh se tashmë janë çift.

Ndoshta Seldi dhe Mimoza janë në fillimet e lidhjes dhe duan që ta mbajnë sa më private, megjithatë publiku është gjithnjë vigjilent  dhe kurioz kur vjen puna te historitë e dashurisë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje