Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Modelja Gigi Hadid në super formë, ushtron boksin mbi taka!

July 26
12:50 2016

Momentalisht Gigi Hadid është një nga femrat më të suksesshme përsa i përket industrisë së modës. Çdo lëvizje e saj komentohet shumë nga mediat dhe rrjetet sociale. E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë, kur të hënën në mbrëmje ajo është parë mjaft sportive në një palestër ku ushtrohet boksi, në Nju Jork.

Modelja 21-vjeçarë përveç faktit që kishte nxjerrë në pah linjat e saj perfekte, sidomos përsa i përket barkut të sheshtë dhe belit të hollë, kishte vendosur që të habiste të gjithë duke ushtruar boks mbi taka.

Në momentin që Hadid ishte duke ushtruar këtë sport, të pranishmit në palestër u afruan menjëherë duke u kthyer në audiencën e saj. Gigi vetë ka thënë se që e vogël e ka pëlqyer shumë sportin dhe dëshiron të frymëzojë vajzat e vogla që të merren me sportin që ato pëlqejnë më shumë për të pasur një trup të mirë. /blitz.al/

Shperndaje