Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Modelja Ashley Graham me bikini: Jini krenare për celulitin tuaj!

(Foto) Modelja Ashley Graham me bikini: Jini krenare për celulitin tuaj!
January 27
19:59 2017

Ka nga ato vajza që bëjnë gjithçka për të fshehur apo për të eliminuar celulitin, por nga ana tjetër është modelja Ashley Graham, e cila jo vetëm e shfaq një gjë të tillë, por ndihet edhe krenare për këtë.

Modelja me forma të bëshme, e cila këto ditë është me pushime në Filipine, ka postuar një fotografi të këmbës së saj nga afër, për të treguar pikërisht shenjat dalluese të celulitit.

“Ushtrohem shumë dhe kujdesem të ha shëndetshëm. Më pëlqen lëkura ime”, – shkruan ajo krah fotos në Instagram.

Ashley e shijon jetën dhe e dashuron trupin e saj me bindje. Ajo nuk ka hezituar ndonjëherë të postojë foto të trupit, madje modifikimi me “photoshop” as që i shkon nëpër mend. Ju a e bëni dot një gjë të tillë? /Blitz.al/  

Komento
Shperndaje