Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Modelet shqiptare që kanë punuar me Donald Trump

(Foto) Modelet shqiptare që kanë punuar me Donald Trump
November 09
15:05 2016

Tashmë është bërë e ditur se Donald Trump do të jetë presidenti i ri SHBA-së.  Të shumtë kanë qenë ata që e kanë mbështetur dhe gjithashtu e kanë kundërshtuar në këto zgjedhje presidenciale, jo vetëm amerikanë por edhe shqiptarë.

Miliarderi është i njohur për bizneset e tij dhe disa prej tyre përfshijnë edhe fushën e modës.  Agjencia e modelingut me qendër në New York, “Trump’s Models”,  është përpjekur shpesh të personifikojë trendet e ndryshme në industrinë e modës. Pjesë e saj janë modele fotografë e dizenjues nga e gjithë bota, gjithashtu edhe nga Shqipëria.

Siç shkruan “Prive”,  shumë bukuroshe shqiptare kanë qenë dhe janë pjesë e agjencisë së modelingut “Trump’s  Models”. Mund të përmendim emrat si Mirjeta Shala, Zana Krasniqi, Diana Avdiu, Angela Martini, Marigona Dragusha. Jo vetëm këto modele, por edhe fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha, ka qenë pjesë e stafit të “Miss Universe”, spektaklit të Trump, në pozicionin e fotografit zyrtar./Blitz.al/

1 3 119979985 fototoo

4

Komento
Shperndaje