Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Modelet reagojnë në mënyrë origjinale kundër atyre që i kanë quajtur “kockë e lëkurë”

September 12
15:01 2016

Bëhet fjalë për modelet në sfilatën e Victoria Beckham. Pak ditë më parë, sfilata korri sukses për sa u përket veshjeve që u reklamuan, por bëri jo pak bujë fakti që modelet ishin shumë të dobëta dhe pati mjaft kritika lidhur me këtë.

Por duket se pas sfilatës, modelet kanë menduar një strategji për të reaguar kundër atyre që i kanë quajtur për gjithë këto kohë “kockë e lëkurë”. Ato kanë shpërndarë fotografi në llogaritë e tyre në Instagram duke ngrënë pica, “bacon”, duke pirë birrë dhe çdo ushqim tjetër që konsiderohet si jo i shëndetshëm.

Ndërkohë, vetë Victoria Beckham është distancuar nga akuzat, duke thënë se nuk është marrë ajo me përzgjedhjen e modeleve dhe as përmasave të tyre, por ajo thjesht ka kontaktuar një agjenci modelesh që ka marrë vendimet. /Blitz.al/

 

Shperndaje