Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Mila Kunis në pritje të ëmbël – rrëzëlluese në premierën e “Bad Moms”

July 19
10:06 2016

Aktorja 32-vjeçare Mila Kunis, krejt ndryshe nga herët e tjera, është shfaqur në premierën e filmit “Bad Moms” në Manhattan. Teksa gjithnjë jemi mësuar të shikojmë me flokët e gjatë të lëshuar apo të kapura bisht, këtë herë ajo ka preferuar të japë imazhin e një vajze me flokë të shkurtra.

Ajo nuk ka dashur ta fshehë aspak barkun e rrumbullakosur dhe ka zgjedhur një veshje e cila është sa sportive, aq edhe klasike. Me mëngët e thurura dhe të gjera, ndërkohë që pjesa tjetër qëndron pas trupit, ajo duket vërtet mirë. Ajo e ka finalizuar veshjen me një palë taka ngjyrë rozë.

Gjithçka mund të themi është se Kunis nuk zhgënjen asnjëherë në daljet e saj publike, por këtë herë, duke qenë se është edhe në pritje të ëmbël, vëmendja tek ajo është edhe më e madhe.

 

Shperndaje