Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Mesazhi “i koduar” i Ajola Xoxës për bashkëshortin, Erion Veliaj…

(Foto) Mesazhi “i koduar” i Ajola Xoxës për bashkëshortin, Erion Veliaj…
October 24
09:42 2016

Ajola Xoxa është një figurë e dashur për publikun shqiptar pasi ajo dhe kryebashkiaku Veliaj krijojnë një çift mjaft simpatik. Ajola shpesh tregon për natyrën e saj nëpërmjet postimeve që bën në llogarinë e Instagram-it. Ajo tregon për gjërat që i pëlqejnë, muzikën që dëgjon, udhëtimet që bën dhe sigurisht ndan emocionet e saj lidhur me çështje të ndryshme personale.

Këtë herë Ajola ka postuar një fotografi nga qyteti i Pogradecit. Në panoramën që ajo ka fotografuar shkruhet: “Muzika ime kishte nevojë vetëm për diçka, për ty”. Ajo vetë ka treguar se nuk e di autorësinë e kësaj shprehjeje, pasi dikush kishte vendosur ta shkruante në një bordurë të Pogradecit.

ajola-xoxa

Kjo shprehje mjaft romantike me siguri i kushtohet bashkëshortit të saj, Erionit, të cilin ajo shpesh e “përkëdhel” me fjalë emocionuese edhe publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje