Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Megan Fox shtatzënë për herë të tretë, 8 muaj pas ndarjes

April 12
12:08 2016

Në eventin CinemaCon në Las Vegas, të hënën mbrëma, Megan Fox është vënë re me një bark më të rrumbullakët se zakonisht. Dhe duke iu referuar brumeve të UsWeekly, thuhet se 29-vjeçarja është shtatëzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë.

Bukuroshja lajmëroi ndarjen nga bashkëshorti i saj për 5 vite, Brian Austin Green, 42 vjeç që në gusht të 2015, pasi kishin 6 muaj që nuk jetonin më bashkë por për arsye dokumentacioni divorci i tyre nuk është ende zyrtar.

Megan dhe Brian, që kanë 13 vite diferencë me njëri tjetrin, kanë dy fëmijë bashkë, djemtë Noah 4 vjeç dhe Bodhi, 2 vjeç.

Nga ana tjetër, Brian ka edhe një djalë 13-vjeçar nga një marrëdhënie e tij e mëparshme me aktoren Vanessa Marcil.

Megjithatë, ata të dy janë parë së fundmi bashkë në fillim të marsit në një restorant pranë studiove në Kaliforni edhe pse barku ende nuk i dukej Meganit në atë kohë.

Por në fakt duket se Fox, nuk ka dashur ta fshehë barkun e saj të fryrë sepse ka vendosur të veshi një fustan pas trupit…

Etiketimet
Shperndaje