Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Martohet Erik Fullani?! Dhe kjo vajzë nuk është aspak e panjohur…

(Foto) Martohet Erik Fullani?! Dhe kjo vajzë nuk është aspak e panjohur…
November 16
09:15 2016

Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, Eriku, ka kohë që është bërë pjesë e mediave rozë, shpesh për jetën e tij të luksit, por edhe për angazhimin e vazhdueshëm që ka në grupin “OTR” ku shpesh e shohim krah Noizy-t edhe në videoklipet e këngëve të këtij të fundit.

Eriku është folur gjatë në mediat rozë edhe pasi u nda nga e dashura e tij, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie për më shumë se 5 vite. Ka pasur gjithnjë kuriozitet për jetën e tij personale, ndaj dhe Eriku luan me këtë pjesë sepse e di mirë që mund të ketë reagime…

15126223_10210832656483056_530640823_o

Vetëm disa orë më parë, ai ka publikuar në Instagram një fotografi pranë një vajze shumë të bukur ku ka shkruar: “Më ka ardhur nusja nga USA”, – duke bërë që të gjithë ndjekësit e tij t’i urojnë trashëgime nëpërmjet komenteve.

Në fakt, vajza që ka pozuar me Fullanin nuk është një e panjohur. Ajo është modelja Jenna Jenovich, modelja serbe e cila po korr mjaft sukses në SHBA kohët e fundit e që numëron më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram.

jenna

Nuk e dimë nëse vërtet Eriku ka një histori dashurie me modelen apo thjesht është një shaka e rastit që ai ka bërë në rrjete sociale, por ajo që dimë është që edhe komenti që i ka bërë bukuroshja ka qenë mjaft interesant, sepse ka vendosur në koment flamurin shqiptar.

15086883_10210832651042920_1050191252_n

Edhe një mik i Erikut i ka uruar trashëgime dhe ky i fundit ia ka kthyer urimin tipikisht, duke i thënë: “Në kokën tënde!”

15128623_10210832651802939_1652578415_n

Alamet zgjedhjeje Erik, edhe pse për humor! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje