Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Martohet Angela Martini në Las Vegas! S’keni parë nuse më seksi e të “çmendur”

(Foto) Martohet Angela Martini në Las Vegas! S’keni parë nuse më seksi e të “çmendur”
December 12
21:44 2017

E papritur në fakt sepse as nuk na paralajmëroi, ndonëse lidhja e tyre ishte tashmë e qartë: ata duheshin dhe kjo punë kishte marrë fund!

Po flasim për modelen shqiptare Angela Martini dhe të dashurin e saj, miliarderin Dragos. Çifti ka disa kohë që jetojnë bashkë, janë mëse të lumtur dhe me çkemi parë nga fotot; janë dhe mjaft të “çmendur”. Njësoj e çmendur besojmë se ka qenë dhe vendimi për tu martuar në Las Vegas, ku modelja shqiptare është shfaqur me fustan të zi shumë të shkurtër e shumë seksi.

Në fotot që kanë postuar nga martesa e tyre, Angela e ka quajtur partnerin e saj mashkullin e ëndrrave ndërkohë që ky i fundit e ka quajtur ‘vajzën më seksi e të mrekullueshme në botë’.

Fjalët janë të tepërta, shijoni më mirë fotot që flasin shumë për marrëdhënien e tyre. Epo, u trashëgofsh Angela!

Komento
Shperndaje