Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Maradona takon të birin. Së bashku pas 30 vitesh

(Foto) Maradona takon të birin. Së bashku pas 30 vitesh
August 26
15:47 2016

Së bashku për herë të parë, pas 30 vitesh!

Legjenda Diego Armando Maradona ka takuar të birin Diego Maradona Junior, të cilin e njohu vetëm në vitin 2007.

Ish-futbollisti kërkon të ndërtojë një marrëdhënie të cilën e ka humbur për shumë vjet. Me ta ka qenë e pranishme edhe partnerja aktuale e ish-numrit 10, Ricio Oliva, ndërkohë që media argjentinase shprehet se nuk kishte asnjë avokat prezent.

Diego Armando Junior u lind më 20 shtator të vitit 1986 në Napoli nga e ëma Cristiana Sinagra, por babai i tij, një rebel i pandreqshëm në atë kohë, nuk e njohu pasi kishte një tjetër marrëdhënie. /Blitz.al/

Maradona

Shperndaje