Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lori, Sara dhe Redia Hoxha sapo kanë argëtuar të gjithë ndjekësit me batutat e tyre!

(Foto) Lori, Sara dhe Redia Hoxha sapo kanë argëtuar të gjithë ndjekësit me batutat e tyre!
November 06
10:13 2016

Lori Hoxha, vajza e madhe e familjes, nuk ngurron që herë pas here të postojë fotografi në rrjete sociale me të gjithë pjesëtarët e familjes. Më së shumti jemi mësuar që ajo të postojë fotografi me Sara Hoxhën, duke qenë se Redia dhe Itan janë më të vegjël për t’u ekspozuar.

14958604_10210736124469816_292123326_n

Por këtë herë, Lori ka “thyer” rregullin e zakonshëm duke postuar një fotografi me Redian në Londër. Përbri fotos ajo ka shkruar: “Red” (shkurt emri i Redias, por që në anglisht përkthehet edhe ngjyrë e kuqe). Menjëherë nga ky përshkrim ka përfituar Sara,  e cila më pas ka komentuar: “Yellow” (që në anglisht është ngjyrë e verdhë, por e verdha njihet botërisht si ngjyra e xhelozisë). Nisur nga ky koment, Lori dhe Redia nuk kanë pritur aspak ta quajnë motrën tjetër xheloze.

14962437_10210736124509817_397595471_n

14958643_10210736123709797_1316121872_n

Ky komunikim shumë i bukur u ka pëlqyer në masë ndjekësve, të cilët përveç fotos kanë komplimentuar edhe raportin e tyre kaq të lezetshëm: me batuta, ironi të vogla dhe shumë dashuri! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje