Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lori dhe Sara Hoxha në Las Vegas për një arsye të veçantë!

August 14
09:37 2016

Dy nga vajzat e familjes Hoxha, Sara dhe Lori, kanë vendosur që një pjesë të këtyre pushimeve verore t’i kalojnë në Amerikë. Fillimisht ka qenë Sara ajo që ka treguar në rrjetet sociale për këtë udhëtim, duke qenë se ndoqi nga afër edhe një koncert të këngëtares Adele. Por Sara ka mbetur me shije mjaft të mirë nga ky koncert, ndaj së bashku me të motrën kanë vendosur të ndjekin një tjetër yll të muzikës botërore, Jennifer Lopez.

Lopez ka mbajtur koncertin e saj mbrëmjen e djeshme në resortin dhe kazinonë “Planet Hollywood” në Las Vegas. Si Lori, ashtu edhe Sara, kanë shpërndarë video dhe fotografi në llogaritë e tyre në Snapchat, direkt nga koncerti, i cili duhet thënë se ka qenë i një niveli të lartë dhe këngëtarja i ka shoqëruar  këngët me performanca.

Një koncert mjaft i bukur, që me siguri ka lënë mbresa  te të dyja motrat, të cilat janë dukur të kënaqura në postimet e tyre. /Blitz.al/

Shperndaje