Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lindsay Lohan tregon barkun e rrumbullakët, komentuesit e “kryqëzojnë”!

July 29
10:05 2016

...

Ditët e fundit është folur gjerësisht në media për shtatzëninë e Lindsay Lohan. Fillimisht u aludua se gjithçka ishte në kuadrin e thashethemeve, deri në momentin që babai i aktores pranoi publikisht se e bija ishte me të vërtetë shtatzënë. Pas këtij momenti duket se edhe Lohan nuk ka më ndrojtje të shfaqë hapur barkun që po i rrumbullakoset.

Paparacët kanë mundur të shkrepin disa fotografi të aktores, e cila është duke pushuar në një jaht së bashku me miqtë e saj. Por këto fotografi kanë irrituar gjerësisht ndjekësit e rrjeteve sociale, pasi në to Lohan shfaqet duke konsumuar alkool dhe duke pirë cigare. Ata e kanë targetuar aktoren si një nënë të papërgjegjshme që në hapat e parë, duke u shprehur se ajo nuk mund të jetë një nënë e mirë në të ardhmen kur bebja të lindë.

Ndërkohë duhet theksuar se Lindsay Lohan ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për bëmat e saj për sa i përket konsumit të lëndëve narkotike dhe problemeve të vazhdueshme me policinë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje