Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lepurushja e parë transgjinore pozon për “Play Boy”, dhe nuk ka asnjë ndryshim me vajzat e tjera

(Foto) Lepurushja e parë transgjinore pozon për “Play Boy”, dhe nuk ka asnjë ndryshim me vajzat e tjera
October 20
10:38 2017

Playboy ka bërë një revolucion dhe ka marrë një iniciativë duke hapur faqet e saj me bukurinë transgjinore.

Në numrin e nëntorit të edicionit amerikan do të shfaqet në fakt e para ‘lepurushe’ trans në histori, Ines Rau.
Francezja e lindur në 1990-ën ka bërë për vete botën e modës, edhe pse rruga e saj nuk ka qenë aspak e lehtë:

“Kam jetuar gjatë pa thënë që isha një transgjinore. Kisha frikë se nuk do gjeja një të dashur dhe do isha e paragjykuar. Më pas i thashë vetes duhet të jesh vetëm ajo që je. Shpëtimi është të thuash të vërtetën, kushdo qoftë gjinia jote apo orientimi yt seksual. Personat që të refuzojnë nuk vlejnë fare. Më e rëndësishmja nuk është që të tjerët të të duan, por të duash veten”, – ka deklaruar Ines për revistën erotike.

Fakti që u zgjodh nga ‘playmate’ përfaqëson një nder të madh për të dhe për qenien e saj si femër:

“Kur realizova një set fotografik mendova për të gjitha vështirësitë e fëmijërisë sime. Ky është komplimenti më i bukur që kam marrë ndonjëherë. Është njësoj si një buqetë gjigande me trëndafila”, mbyll komentin e saj Rau. /Blitz.al/

 

Shperndaje