Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Lady Gaga shijon ditët e beqarisë, del në publik pa reçipeta!

August 02
12:14 2016

Lady Gaga ka tërhequr gjithnjë vëmendje me veshjen e saj. Mund të mbani mend daljen e saj në një event e veshur me një fustan të krijuar nga mishi deri te këpucët e larta që i bëri modë për të gjithë.

Këtë herë, pasi ka dalë nga studioja e saj e regjistrimit në New York, ajo është shfaqur e veshur sportive, me një bluzë transparente, ku mund të dallohet që nuk ka veshur reçipeta.

Ndjekësit në rrjete sociale me humor kanë thënë se Gaga po bën këto provokime me dashje për të tërhequr vëmendjen e të dashurit të saj të ardhshëm, duke qenë se nuk ka shumë që është ndarë.

Mos ndoshta shënjestra e saj e radhës ndodhet brenda studios së regjistrimit? Kjo mbetet për t’u parë…/Blitz.al/

Shperndaje