Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kylie Jenner dhe Tyga më të dashuruar se kurrë; poza erotike dhe përkëdhelje në ishull

August 12
10:51 2016

Kylie Jenner duket se po e feston më së miri 19-vjetorin e lindjes së saj. Siç edhe u bë me dije dje në media dhe rrjete sociale, bukuroshja e klanit Kardashian ka mbledhur miqtë e saj të ngushtë në një udhëtim në ishujt Turks dhe Caicos.

Ajo çka është vënë re, përveç jahtit luksoz dhe argëtimit në grup, duket se Kylie dhe i dashuri i saj, reperi Tyga, kanë kaluar një kohë mjaft të mirë pranë njëri-tjetrit. Ata janë shfaqur jo vetëm shumë të dashuruar, por madje edhe duke bërë disa poza erotike.

Ndërkohë që Tyga është duke shijuar pushimet për ditëlindjen e të dashurës së tij, në Kaliforni gjykata po shqyrton masën e arrestit për të, pasi nuk i ka paguar një shumë të konsiderueshme qiradhënësit të tij.

Duhet thënë gjithashtu se Kylie Jenner shfaqet në formë mjaft të mirë fizike dhe duket shumë seksi me bikini të kuqe dhe flokët e kapura gërsheta. /Blitz.al/

Shperndaje