Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kylie Jenner bën një ndryshim drastik në “look” për 19-vjetorin e saj

August 10
09:31 2016

Për Kylie Janner, përpos çdo dhurate marramendëse që ka marrë për ditëlindje, pjesa më e rëndësishme mbetet kurimi i pamjes. Këtë herë bukuroshja e klanit Kardashian ka vendosur të surprizojë ndjekësit e saj në rrjete sociale duke u shfaqur krejt ndryshe nga herët e tjera. Ajo ka vendosur të lyejë flokët ngjyrë të kuqe të ndezur dhe i ka bërë të gjitha me gërsheta.

Në fakt, ky ndryshim nuk na habit sepse Kylie më parë ka provuar edhe ngjyra të tjera ekstravagante, si jeshile, rozë e ndezur dhe blu. Vetë ajo ka treguar për një intervistë se ndryshimi i ngjyrës së flokëve i është kthyer në një fiksim që në momentin që i ka lyer për herë të parë në moshën 16-vjeçare.

“Më bën të ndihem si një tjetër njeri. Më pëlqen shumë të ndihem ndryshe dhe kur të futem në shtëpi pasi kam lyer flokët të gjithë të habiten. Kur vendos të rikthej një ngjyrë apo një model që kam pasur dikur, më duket sikur kthehem pas në kohë”, – është shprehur Kylie. /Blitz.al/

 

Shperndaje