Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ky është i fejuari i Soni Malaj

(Foto) Ky është i fejuari i Soni Malaj
November 01
00:34 2016

Prej muajsh tashmë Soni Malaj ka treguar për mediat se është duke dalë me një mashkull e kohët e fundit ajo madje konfirmoi edhe fejesën me Klevin, sipërmarrësin nga Tirana.

Në muajin maj u publikuan fotot e para të çiftit së bashku, edhe pse duhet thënë që daljet e tyre në publik janë të rralla. Pak minuta më parë, faqja “Vipat Shqiptar” ka publikuar një foto të çiftit gjatë xhirimeve të emisionit “Nin” në Klan Kosova. Kjo është fotoja e parë e Sonit me të fejuarin në publik e duhet thënë se duken shumë bukur dhe shkojnë shumë bashkë.

Soni dhe Klevi janë në një marrëdhënie prej më shumë se një viti dhe me sa këngëtarja ka rrëfyer ndihet tejet e lumtur, sepse më në fund ka gjetur atë çfarë ajo kërkon te një partner./Blitz.al/

soni

Komento
Shperndaje