Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ky është dedikimi më i ëmbël që Julka ka marrë ndonjëherë

(Foto) Ky është dedikimi më i ëmbël që Julka ka marrë ndonjëherë
November 25
10:42 2016

Të gjitha nënat lumturohen sa herë që vogëlushët e tyre bëjnë diçka të re. Momentet si hapi i parë, fjala e parë, vizatimet apo dedikimet, edhe pse janë thjesht veprime të vogla në dukje, mbeten ndër më të shtrenjtat dhe që të gjithë prindërit i kujtojnë gjatë gjithë jetës. Julka Gramo është një prej atyre nënave që ka përjetuar këtë emocion. Djali i saj, Ian, ka zgjedhur t’ia shprehë dashurinë mamit të tij nëpërmjet një vizatimi. Ian është ende i vogël dhe është duke mësuar të shkruajë shkronjat, megjithatë i ka lënë një dedikim shumë të bukur Julkës.

“Mami, zemër, dashuri”,- shkruan Ian në një fletë ku ushtrohej bashkë me Julkën.

“Mami Aj Llov Ju”- shkruhet në një tjetër. Këngëtarja ka treguar se këto shkrime janë lojërat që ajo dhe Ian bëjnë para gjumit, shkruajnë dhe lexojnë. Mami Julka duhet të ndihet me të vërtetë me fat./Blitz.al/

julka julka1

Komento
Shperndaje