Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kur dy shqiptarë të suksesshëm në botë bëhen bashkë!

October 27
08:51 2016

Ndoshta fenomeni më i bukur, përveç arritjeve të shqiptarëve në fusha të ndryshme edhe në vende të tjera të botës, është kur ata mbështesin dhe përkrahin njëri-tjetrin teksa ngjisin shkallët e karrierës. Ky lloj solidariteti dhe krenarie bëhen bashkë për të dhuruar një imazh shumë të mirë e që duhet thënë se publiku e vlerëson.

emina2

Siç është bërë me dije edhe më parë në media, këngëtari i ri me origjinë shqiptare Albert Stanaj ishte i ftuar në emisionin e njohur “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. Stanaj duket se ka dhënë një performancë shumë të mirë dhe një nga mbështetëset publike të tij ka qenë edhe modelja me origjinë shqiptare, por që jeton prej vitesh në SHBA, Emina Cunmulaj.

Emina ka postuar një fotografi krah këngëtarit dhe është shprehur: “Stanaj shkëlqeu sot! Jam shumë krenare për ty djalosh!” – ka përfunduar ajo në postimin në Instagram ndërkohë që ndjekësit janë ndier mjaft mirë nga ky solidaritet midis të njohurish shqiptarë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje